Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për mjekun Edvin Prifti. Ky i fundit kërkoi heqjen e pezullimit nga detyra si mjek, ndërkohë që u kthye si pedagog në punë.
Prifti u ndalua pasi emri i tij doli gjatë përgjimeve për çështjen e gjykatës së Krujës ku u arrestua gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Në shtëpinë e tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash.
