Një nga pronarët e “Kolonave”, një prej fastfood-ve më të njohura në Tiranë eshtë ndarë papritur nga jeta.
Lajmin e kanë postuar në faqen e tyre edhe vetë Kolonat, se bashku me foton e pronarit të ndjerë Arben Burimi.
Mësohet se ai u nda nga jeta në moshen 49-vjeçare nga një infarkt. Pas njoftimit për ndarjen nga jeta, kanë vërshuar ngushëllimet e të njohurve dhe mesazhe prekëse për humbjen e njeriut të dashur.

