Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Lushnjes, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit në PD.
Nga Lushnja, Basha është ndalur edhe një herë tek zgjedhjet duke thënë se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët ndërsa ka shtuar se as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën.
Më tej kreu aktual i PD ka thënë se do përdorin çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme .
Edhe një herë Basha ka theksuar se nuk do të bëjë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Basha ka shtuar se PD doli në betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari që përdori gjithçka të paligjshme për të penguar ndryshimin.
