Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksion i befasishëm në Tiranë/ Policia zbarkon në banesën e personazhit me rekorde kriminale, futi para nga Belgjika përmes…

11:11 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futja e parave të pista të grupeve kriminale në Shqipëri vijon të jetë në vëmendjen e autoriteteve të Policisë së Shtetit, Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa një punë të rëndësishme po bëjnë edhe strukturat homologe për goditjen e këtij fenomeni.

Burime bëjnë me dije për Fax News se mëngjesin e kësaj të mërkure në një banesë në zonën e Selitës në pronësi të një shtetasi me mbiemër Myftari, është zhvilluar një kontroll i imtësishëm.

Strukturat belge kishin njoftuar homologët e tyre shqiptar për transportin e një shume të konsiderueshme parash të përfituara nga aktiviteti kriminal i narkotikëve kryesisht. Informacionet ishin se transportoheshin një shumë e konsiderueshme parash përmes një metode të sofistikuar të tavolinave që prodhoheshin rishtazi për këtë punë. Në këto tavolina krijohej hapësira kamofluese për fshehjen e parave ndërsa nuk skanoheshin pasi konsideroheshin mallra të përdorura.

Një tavolinë e tillë është futur përmes portit të Vlorës nga Myftari, ndërsa gjatë ndërhyrjes në banesën e tij mëngjesin e kësaj të mërkure, është gjetur e hedhur në fund të një dhome por nga kontrollet nuk janë konstatuar paratë pavarësisht informacionit të ardhur nga autoritetet belge.

Tavolina është sekuestruar dhe po kërkohet për shenjat që Myftari mund të ketë lënë në të nëse ai ka qenë personi që mund të ketë nxjerrë paratë. Policia ka bërë shoqërimin e këtij të fundit ku është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë dhe do të jetë analiza e materialeve të sekuestruara që do të përcaktojë hetimet në vijim, ndërsa ndaj tij ka nisur hetimi.

Myftari rezulton një person me precedent të theksuar kriminal në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni në banesën e tij u bë falë bashkëpunimit me autoritetet belge, SPAK dhe Departamentit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Burime bëjnë me dije se edhe dy herët të tjera janë futur para në mënyrë të tillë në territorin shqiptar ku edhe është bërë zbulimi i tyre. Çështja ndaj Myftarit ndodhet në fazë hetimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.