Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Milva Ekonomi nxjerr prapaskenat nga selia rozë dhe paralajmëron surpriza në Asamblenë Kombëtare të PS-së

11:21 / June 2, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60b7480e9fb85
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi ka nxjerrë detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS pasditen e sotme.

Ekonomi u shpreh në emisionin ‘Breaking’ se në Asamblenë Kombëtare të PS-së që do të mbahet ditën e sotme, do të diskutohet në lidhje me ecurinë e mëtejshme të punës në Partinë Socialiste.

“Anëtarët do të shprehin raportet e tyre”, tha Ekonomi, e cila më pas foli edhe në lidhje me pritshmërinë që patën për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ju e dini se qarku i Durrësit ishte angazhuar me numrin tetë dhe mori tetë mandate. Procesi shkoi qetë dhe nuk pati incidente. Për ne shkoi çdo gjë sipas planit”, tha ministrja e Bujqësisë.

Një koment për opozitën e bashkuar apo e ndarë, PD dhe LSI kanë deklaruar pas zgjedhjeve se PS i ka vjedhur zgjedhjet para 25 prillit. Ju çfarë mendimi keni?

Ka dy momente të rëndësishme, ne na monitoruan ndërkombëtarët dhe falë raportimeve të mediave, procesi zgjedhor ka qenë edhe në sytë e shqiptarëve. Zgjedhjet shkuan shumë qetë e shumë mirë. Forcat politike u votuan ashtu siç donin shqiptarët, pa ndërhyrje.

Përgatitjet për zgjedhjet nisën që në dhjetor të vitit të kaluar. KQZ bëri që administratat mos të ndërhynin apo të bënin veprime që ndërhynin në zgjedhje. Administrata qendrore të mos influenconte në zgjedhje. Shqiptarët votuan me ndërgjegjen e tyre të plotë se forca që i çon ata përpara është Partia Socialiste. Unë besoj se e para ishte fryma e shëndoshë që u bë në këto zgjedhje. Në ditën e zgjedhjeve të gjithë kemi qenë të vëmendshëm që të bënin një proces të drejtë.

PD pretendon edhe njëherë si forca që nuk fitoi, të shikojë rrjedhje në këto zgjedhje. Por fitorja u certifikua për të dytën herë, pasi edhe numërimi i votave nuk solli ndryshim.

Për para pak kohësh, Rama përmendi mesazhin për administratën si të përgjumur. A do të ketë lëvizje në dikasterin tuaj?

Në një moment të caktuar kërkohet një energji e caktuar. Programi për Shqipërinë 2030, duhet energji e re. PS ka shumë burime njerëzore që mund të marrin energji të re. Në dikasterin që unë drejtoj çuam përpara dy angazhime të qeverisë, karta e naftës pa taksa për fermerët dhe rikonstrukturimin për veterinarë. Në dikasterin tim nuk kam parë të përgjumur, por kanë qenë në gatishmëri të plotë, ja kemi dalë me detyrat.

Si mendoni që do bëhet ndarja e kabinetit qeveritar?

Unë personalisht mendoj se çdo gjë do të organizohet rreth punës. Çuarja përpara e angazhimeve të marra në fushatë. Ato që u kemi premtuar shqiptarëve do të bëjmë maksimalen për ti çuar përpara.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, vëmendjen më të madhe e mori kërkesa e 49 deputetëve për shkarkimin e Metës. Çfarë mendimi keni për sjelljen e Metës?

Ne në fakt si PS reaguam menjëherë për të bërë dy procese, ai i kushtetues dhe politik. Ne ishim rreth 50 deputetë që kërkuam që të nisej një iniciativë që të ngrihej një grup hetimor për shkeljet e Metës. Në Kushtetutë një nga gjërat e rëndësishme është që ai të mos bëjë shkelje të rënda. Meta duhej të mos bëhej palë, të mbështeste një parti politike.

Për ne presidenti tejkaloi edhe disa nga kompetencat, fliste për politikën e jashtme. Komisioni Hetimor po përgatit tani një raport që do të dërgohet në parlament e që do të votohet. Presidenti ka tejkaluar detyrat që i jep Kushtetua.

Cila nga shkeljet e tij ju ka tërhequr më shumë vëmendjen?

Presidenti duhej të ishte bashkues, jo të bëhej palë me një parti politike.

A ka ndonjë reformë që nuk e keni bërë?

Ka diçka të rëndësishme në këto 5 vite në sektorin e bujqësisë, përparimin e ka bërë në ritme të shpjeta dhe kanë ndikuar dy faktorë:

E para, besimi që Shqipëria është një vend që ka tokë dhe klimë të mirë për një bujqësi të mirë. E dyta, të gjitha reformat e marra nga qeveria kanë ndikuar drejtpërdrejt në bujqësi dhe te veterinerët.

Nëse nuk do të jeni sërish në këtë detyrë, do ju ngelej diçka peng për të ardhmen, një punë që e keni në planin tuaj?

Në çdo lloj pune që do jem, do punoj me përkushtim. Të arrijmë atë që duam te bujqësia, të zhvillojmë edhe zonën rurale. Fshati shqiptar meriton të ketë më shumë ujë të pijshëm, më shumë ndriçim dhe rrugë të shtruara. Të zhvillohen të dyja realitetet. Për çdo socialist që është i angazhuar, ka shumë detyra për të kryer.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.