Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë zjarri me vete, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist

08:55 / November 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
divjake policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punonjës i Gardës së Republikës, dy ushtarakë dhe një tjetër person, janë arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ në kryeqytet pasi lëviznin me armë zjarri me vete.

Katër personat po qarkullonin me një automjet tip “Audi” të blinduar. Ata janë ndaluar për kontroll pranë stadiumit “Arena Kombëtare” nga ku u konstatua në brendësi të mjetit një çantë e zezë e vendosur në pjesën e pasme që mbante një armë zjarri pistoletë.

Një tjetër pistoletë iu gjet punonjësit të Gardës me vete, i cili ishte dhe shoferi i automjetit.

“Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak”, njofton policia.

Arma e zjarrit e gjetur në automjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një fenelinë, si ato të policisë. Ndërsa, për armën e zjarrit që iu gjet gjatë kontrollit fizik punonjësit të Gardës së Republikës, po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej personave të akuzuar.

4 ne pranga Audi gardist Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

09:02 / November 24, 2026

Dëbora dhe ngricat mbulojnë verilindjen, nis pastrimi dhe kriposja e rrugëve për të garantuar qarkullimin

08:43 / November 24, 2026

Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”

21:41 / November 23, 2026

SHBA/ Melania Trump çel sezonin e festave të fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

21:21 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.