Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur të mërkurën pas një aksidenti që ndodhi në banesën e tij ndërsa luante me një bombol oksigjeni.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se shtetasi me inicialet E. F., dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombol oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, shtetasi E. F., 17 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.