Një 62-vjeçar ka mbetur viktimë e plumbave pak para mesnate në lokalin e tij pas një sherri me një 57-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit në lokalin nëq fshatin Fier i Ri në Lushnje, ku S. Sh ka qëlluar me automatik ndaj babë e bir.
Për pasojë ka mbetur i vrarë R. Q, dhe është plagosur djali i tij 31-vjeçar.
NJOFTIMI
Lushnjë
Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.
Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
