Deputeti Myslim Murrizi ka vijuar në fjalën e tij në Parlament pas raportit të paraqitur nga kreu i ILD-së, Metani. Ai tha se fokusi nuk duhet të jetë tek tik-toku i gjyqtares së Elbasanit pasi sistemi është i qelbur që në krye.
Ai akuzoi se në Shkollën e Magjistraturës po futen fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen pa shkuar në veting, apo që janë shkaktuar nga vetingu për probleme me pasurië.
“Nuk mund të meresh me asnjë Tik Tok të kujtdo tik toke apo tik take që është emëruar në sistemin gjyqësor të Shqipërisë. Këtu është qelbur burimi e ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë. Nga hulumtimi dhe kërkesa e informacionit si deputet, më rezulton se më shumë se 50% e magjistratëve janë punonjëse të zyrave dhe studiove ligjore të avokatisë që japin mësim tek Magjistratura. Më rezultoi që janë juristë të administratës së lartë shtetërore, të përkrahur politikisht që shkojnë në atë shkollë, dhe më rezultojnë jo pak prej tyre që janë bij dhe bija të ish gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga vetingu. Në ligjin për magjistratët ka një nen enkas që lejon KLGJ dhe KLP për magjistratë që janë të regjistruar si gjyqtarë apo prokurorë pasi fitojnë konkursin e famshëm, këta botoksaxhinj duhet të kalojnë në një veting., Dhe cfarë morali ka KLGJ?
Tik Tok Dubai e Katari, të mbyt Himara e Dhërmiu”, tha ai.
