Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Habit pastori Erion Sylari: Martesat gay janë rituale okulte, pjesë e lëvizjeve sataniste!

17:55 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sylari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pastori Erion Sylari ka folur për viktimat e shënuara kohët e fundit, në trupat e cilëve janë gjetur shenja e figura të frikshme, në të cilat aludohet të kenë lidhje grupet datanike. Në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, Sylari tha se ekzistojnë mashtrimet e llojeve të ndryshme por edhe vetë dëshira e njerëzve për të besuar diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Sylari tha gjithashtu se edhe futja e martesave gay dhe pranimi i tyre nga pastorët është shtrëmbërim i së vërtetës, të cilën e cilëson ndryshe si rituale okulte. Pastori shtoi se ka shumë kisha sataniste në Amerikë që duan të besojnë Biblën e Satanit, që është krejt e kundërt me librin e shenjtë të të krishterëve.

“Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një forme perëndishmërie në jetën e tyre. Domethënë, në një mënyrë apo tjetër duan t’i gjejnë kuptim jetës së tyre duke kërkuar, gërmuar, duke gjetur disa forma të ndryshme, të cilat ata dhe vetë për shkak të personalitetit dhe tipit të tyre mund t’i përshtaten.

Këto janë mashtrime, janë njerëz të mashtruar. Nuk kanë lindur sot dhe trendi rritet sa më shumë. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më shumë njerëzit do ta besojnë. Dua të them që nuk kanë lidhje me grupmoshat, me gjendjen sociale dhe ekonomike. Çdo njeri është i prekshëm nga kjo gjë. Ka edhe pastor të cilët ndjekin shpikje të ndryshme dhe largohen nga e vërteta siç mund të jetë futja e martesave gay që është formë okulte, janë shtrembërim i të vërtetës.

Edhe dëshmitarët e Jehovait lexojnë Biblën, nuk lexojnë libër tjetër. Mashtrimi është edhe keqinterpretim, edhe se ti beson tek një gjë e tillë, do ta besosh këtë gjë. Ka shumë kisha sataniste që duan të besojnë diçka të kundërt si Bibla e Satanit. Ndjekësit e kësaj feje kanë bërë një Bibël të kundërt me Biblën e fesë së krishterë. Disa janë të mashtruar e disa e bëjnë me dëshirën e tyre,”- tha pastori.

Martesat gay sataniste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

11:17 / September 9, 2026

Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora

11:04 / September 9, 2026

Shpërthimi te ‘Eida’ te Brryli, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një makinë brenda karburantit

10:43 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.