Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur sot për renditjen e katë kandidatëve të cilët garojnë për postin e kryetarit në Partinë Demokratike. Komisioni Zgjedhor u mblodh sot për të hedhur shortin për këtë renditje, dhe i pari në listë vjen Fatbardh Kadilli.
E dyta është Edith Harxhi, i treti Agron Shehaj, ndërsa i fudnit është Lulzim Basha, i cili është edhe kryetari aktual i kësaj partie.
Renditja:
1.Fatbardh Kadilli
2.Edith Harxhu
3. Agron Shehaj
4.Lulzim Basha
Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.
