Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ditën e sotme, ku babai vraun ish bashkëshortin e vajzës së tij dhe la të plagosur avokatin e viktimës.
Pasi arrestimit të autorit Mexhit Picari, policia e Tiranës ka mbërritur në banesën e autorit Mexhit Picari. Raportohet se forcat e policisë po kryejnë kontrolle në banesën dy katëshe të 52-vjeccarit në Vorë për armë, ndërsa do të pyeten dhe familjarët.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot pak minuta para mesditës në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. 52-vjeçari Mexhit Picari qëlloi me 5 plumba, ish-dhëndrin Kudret Saliaj duke e lënë të vrarë në vend, ndërsa mbeti i plagosur avokati i viktimës Adriatik Cama. Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua pak minuta më pas nga policia.
