Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e sotme, në afërsi të Llixhave në Banjë, të Elbasanit.
Mësohet se një grua është hedhur nga autobusi. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, ku ndërroi jetë pas disa orësh.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Raportohet se gruaja ka qenë duke u kthyer nga puna, pasi punonte në një hotel në Llixhë dhe është hedhur nga autobusi nga frika, pas një defekti që ai kishte pësuar.
Mësohet se pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.
