Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet pasuria e ministrave, nga llogaritë mijëra euro, te milionat që u dhuruan prindërit, banesat në bregdet dhe pagesat për shkollimin e fëmijëve jashtë

10:21 / June 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60bb318e40b70
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen deklarimet më të fundit të ministrave për nivelin e pasurisë për vitin 2020, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ajo që bie në sy nga një vëzhgim i përgjithshëm i pasurive të ministrave, është se shumica nuk kanë bërë ndryshime, por ka dhe nga ata që janë vërtet të pasur dhe llogaritë bankare i kanë plot. Pothuajse të gjithë janë me shumë llogari bankare, ndërsa të ardhura gjenerojnë dhe nga bashkëshortet apo dhe nga bashkëshortët. Nëse i marrim me radhë, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka deklaruar të ardhurat e tij nga paga, ndërsa bën me dije se ka rivlerësuar banesën. Sipas tij, vlera e saj e re është 16.643.000 lekë. Ajo që bie në sy është se bashkëshortja e zotit Braçe është ajo e cila fiton më shumë të ardhura, për shkak të punës në USAID. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka deklaruar disa llogari rrjedhëse me vlera: 872.449 lekë; 2.315 euro; 15.340 lekë. Nga ana tjetër ajo ka deklaruar 3 llogari kursimesh si pjesë e trashëgimisë pasurore nga nëna me vlerë: Bono Thesari, 5 mln lekë; depozitë 2 milionë lekë dhe depozitë 30 mijë euro. Më pas ajo ka deklaruar të ardhura nga bashkëshorti dhe vajza. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj mund të thuhet se rezulton ndër ministrat më të pasur të kabinetit. Ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë: 103.361 euro duke shpjeguar se është diferencë pagese për shkollën e vajzës në Angli dhe pagesë për pushime verore. Po ashtu ai ka deklaruar një llogari me vlerë: 115.692 euro. Po ashtu ka deklaruar llogari të përbashkët me bashkëshorten, pakësuar me 200 mijë euro, investim në bonde në llogarinë personale A. Mancka. Ahmetaj ka deklaruar dhe një kredi për blerje automjeti, me 26.201 euro detyrime. Vajza ka deklaruar llogari bankare, 34.623 paund dhe pagën për punësim të pjesshëm pranë CCL, 21 mijë paund.

Ministrat e tjerë

Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi ka deklaruar: Llogari bankare, 3.312.674 lekë; Depozitë shtesë, 913.182 lekë; Depozitë pakësim, 18.954 euro; Depozitë krijuar nga shitja e apartamentit në bashkëpronësi me prindërit, 113.604 euro; Depozitë nga paga, 1.177.686 lekë; Të ardhura si ministër i Bujqësisë, 1.314.589 lekë; Të ardhura si ministër i Brendshëm, 60.141 lekë dhe Kontratë kredie për blerje apartamenti, pa shlyer 11.566.923 lekë. Ndërsa bashkëjetuesja e tij ka deklaruar: Llogari në SHBA, 8.494 USD; Llogari në SHBA, 67.13 USD; Llogari bankare, 18.094 USD; Llogari bankare, 421.811 lekë; Paga nga puna në SHBA si drejtore për programet e shoqërisë civile, 91.719 USD. Djali ka deklaruar llogari bankare, 20.245 euro. Ndërsa ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar: Llogari rrjedhëse, 5.669 euro; Llogari rrjedhëse, 1.019.439 lekë; Depozitë në SHBA, 967 USD; Llogari, 4.485 euro; Llogari e përbashkët me të atin, 1.774 lekë; Të ardhura nga paga si ministre, 1.374.006 lekë; Të ardhura nga bordet, 199.991 lekë; Hua për blerje apartamenti në Gjirin e Lalëzit, marrë nga ish-bashkëshorti i ndjerë, 110.000 euro. Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, ka deklaruar: Llogari bankare, shtuar me 835.208 lekë; Llogari bankare krijuar nga shitja e truallit si trashëgimi e babit, përfituar 1/3, vlera 70 mijë euro; Llogari bankare, 8.029 euro; Paga si ministër, 1.374.051 lekë; Të ardhura nga dhënia me qera e apartamentit, 8.050 euro; Marrë 42 mijë euro kredi, pa paguar 6.588 euro. Bashkëshortja e tij ka deklaruar: Llogari, shtuar me 2.594 euro; Llogari, pakësuar me 465.359 lekë; Llogari, shtuar me 12.869 euro; Llogari, pakësuar me 1.735.615 lekë; Menaxhere projekti REHUB IPA CBC Italy-Albania-Montenegro, 404.041 lekë; Fitim si person fizik, 296.876 lekë; Paga si person fizik, 1.008.210 lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.