Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëzimi i ri/ MAS: Ja si do plotësohen kuotat e lira në universitete

10:39 / June 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Universitete 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit ka vendosur t’ua shtrëngojë pak “lakun” universiteteve me pranimet e reja. Përshtatja e kuotave ose më saktë shpërndarja e atyre që nuk përmbushen dot brenda të njëjtit fakultet, nuk mund të bëhet më në fund të raundit të tretë, por fill pas regjistrimeve në dy raundet e para.

Kështu, dekanati i çdo fakulteti duhet të marrë miratimin në MAS që në fillim, kur të ketë parë trendin e regjistrimeve.

Për shembull, nëse në degën Ekonomiks, departamenti përgjegjës gjykon që ka pak kërkesa, ose tërheq shumë pak maturantë në raport me numrin e kuotave që ofron, dekani mund të marrë përsipër që një pjesë të kuotave t’ia kalojë degës Administrim Biznes, aty ku numri i kërkesave është shumëfish më i lartë.

Kushti i vetëm përpara se të bëhet aplikimi në MAS për rishpërndarje kuotash, është të mos kalohet totali i pranimeve.

Ministrja Evis Kushi ka firmosur në datën 2 qershor dokumentin me disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar, në të cilin bëhet e qartë se universitetet nuk mund të përshtatin kuotat vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha regjistrimet në fakultete, por që në fillim.

“Pas përfundimit të tri fazave 48-orëshe të regjistrimit të raundit të tretë, IAL-të nuk mund të bëjnë më përshtatje të kuotave të paplotësuara të një programi studimi në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore”.

Çdo emër studenti i regjistruar në universitete, qoftë publik apo privat, pas këtij afati nuk do të njihet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila pajis ata me numër matrikulimi.

“QSHA do të kërkojë nga IAL-të, duke njoftuar edhe kandidatin, çregjistrimin e tyre dhe konfirmimin me shkresë zyrtare brenda një afati 10-ditor për kryerjen e procesit të çregjistrimit të kandidatit nga IAL”, citohet në udhëzim.

Një gjë e tillë, vitin e kaluar u bë shkak i një përplasjeje midis një grupi studentësh dhe rektoratit. Ky i fundit nuk dërgonte emrat e tyre për diplomim në QSHA, pasi nuk ishin të pajisur me numër matrikulimi në krye të herës. Çështja u zgjidh pas ndërhyrjes së ministrisë, por me shumë vonesa e madje, duke penalizuar studentët që dëshironin të aplikonin për studime jashtë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme

14:03 / September 9, 2026

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

11:17 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.