Mbrëmjen e djeshme një breshëri kallashi u zbraz në një automjet të parkuar në rrugë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Shënjestra e atentatit dyshohet se ka qenë Mateos Aliko, 29 vjeç.
Automjeti tip Touareg mte targë AA915KP ishte i parkuar anës rrugës, e policia dyshon se mund të ketë qenë një paralajmërim për Alikon. 29-vjeçari bashkë me një mikun e tij ishte pak metra larg makinës. Hetimet janë përqëndruar tek e shkuara e atentatit, pasi ALiko kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu. Në policië janë shoqëruar rreth 15 persona që mund të kenë dijeni.
Aliko ishte dënuar me 7 vite burg për një grabitje me plagosje në vitin 2008 në një pikë bixhozi në aksin rrugor Dishnicë- Korçë.
