Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Covid-19/ Kina miraton përdorimin e vaksinës “Sinovac” tek fëmijët dhe adoleshentët

15:58 / June 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sinovak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina ka aprovuar për përdorimin emergjent të vaksinës të Sinovac Biotech (SVA.O) për fëmijët  dhe adoleshentët e moshës nga 3 deri në 17 vjeç, duke u bërë kështu i pari vend në botë që lejon përdorimin e vaksinës për fëmijët nën moshën 12 vjeçare.

Megjithatë Vaksina e Sinovac do t’u ofrohet grupeve më të reja në varësi të rekomandimeve të autoriteteve shtetërore. Të miturit kanë përparësi më të ulët për vaksinimin kundër koronavirusit krahasuar me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të shkaktojë përgjigje imune në fëmijët dhe adoleshentët nga tre deri në 17 vjeç dhe efektet anësore ishin më të lehta.

Sinovac ka përfunduar një provë klinike të Fazës II, ku pjesëmarrësve iu është injektuar një dozë e tretë përforcuese pasi kanë përfunduar dy doza.

Pjesëmarrësit patën deri në 10 herë rritje në nivelet e antitrupave krahasuar me nivelet e mëparshme në një javë, dhe 20 herë në gjysmë muaji, deklaruan zyrtarët e kompanisë.

Vaksina e Sinovac përdoret në pothuajse 60 vende, mes tyre edhe në Shqipëri dhe ka demostruar një shkallë të lartë efektiviteti në luftimin e COVID-19.

Kina Sinovac
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.