Më herët u zbulua se kush ishte partneri i saj, lidhja e të cilëve bëri bujë në median rozë. Armandi jeton dhe punon për shumë vite në Londër, dhe siç raporton IconStyle burime nga miqtë e tyre, ai është përpjekur ta bindë Enin ta merrte me vete.
Po duket se gazetarja e dashuron aq shumë profesionin sa nuk heq dorë. Më së miri ajo i ka dhënë vetë përgjigje e ftuar në “E Diell” në këndin e së vërtetës.
E pyetur ndër të tjera se kur do ta veshë fustanin e bardhë, moderatorja u përgjigj: “Tani kemi zgjedhjet një herë, flasim pak më vonë. Nuk e di, të bëjmë zgjedhjet një herë.” Si duket, sërish Eni nuk e lë dot profesionin mënjanë!