Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kushi thirrje akademikëve brenda e jashtë vendit: Jepni kontributin për Arsimin e Lartë në Shqipëri

10:53 / June 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi ka ftuar të gjithë akademikët e nderuar, brenda dhe jashtë vendit, që të japin kontribut me vlerë për Arsimin e Lartë në Shqipëri, duke aplikuar për t’u bërë pjesë e “Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë” (ASCAL).

Znj. Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë një thirrje të hapur për të gjithë përfaqësuesit e botës akademike që në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të ASCAL, të aplikojnë për pozicionet si “Drejtor i Përgjithshëm” apo si një prej 11 anëtarëve të Bordit të Akreditimit, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë te huaj.

Ministrja nënvizon se rritja e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përafrimi me standardet më të mira evropiane, janë ndër objektivat më madhore të mandatit të ri qeverisës, mbështetur edhe në Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, e cila është në fazë konsultimi publik dhe pritet të miratohet së shpejti.

“Në funksion të këtij objektivi, ne synojmë të hapim dyert e universiteteve tona për bashkëpunim të ngushtë me universitetet më prestigjioze evropiane dhe të krijojmë kushtet e nevojshme që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma evropiane, këtu, në Shqipëri” – shprehet ministrja Kushi.
Në këtë mënyrë, – shton ajo, – mund t’i pajisim ata me dije dhe aftësi të konkurrueshme me studentët e Bashkimit Evropian.

Për të arritur këto, Ministrja Kushi nënvizon domosdoshmërinë e angazhimit të njerëzve profesionistë, me integritet dhe të përkushtuar për të bërë më të mirën për sistemin arsimor, ku vend shumë të veçantë zë Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Më tej ajo thotë se ASCAL ka shënuar disa pika suksesi në veprimtarinë e saj, siç ishin bashkëpunimi me Agjencinë Britanike të Akreditimit për vlerësimin e universiteteve në vend me ekspertizë ndërkombëtare, apo menaxhimi i proceseve të vlerësimit të jashtëm nëpërmjet platformës ASCAL Management System nga viti 2014.
Në kuadër të “Paktit për Universitetin”, ASCAL ka realizuar “Sondazhin Kombëtar të Studenteve”, ku u përfshinë studentët e të gjitha institucioneve të Arsimit të Lartë, publike dhe jopublike. Ky sondazh siguroi informacion me vlerë në lidhje me kurrikulat, mësimdhënien, organizimin e universiteteve dhe mbështetjen ndaj studenteve.

Kriteret e aplikimit për thirrjet e akademikëve të interesuar gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kandidatët duhet të paraqesin letër motivimi dhe një CV në adresën tone zyrtare, deri më datë 30 Qershor, 2021.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.