“Unë kam qenë një lojtar dhe një njeri i fortë, por edhe i brishtë dhe mendoj se dikush mund ta ketë njohur veten. Unë jam këtu me gabimet e mia, frikën dhe dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme”. Gianluca Vialli e zbuloi betejën e tij kundër kancerit në emisionin “Sogno Azzurro”.
“Ky është një shoqërues i padëshiruar i udhëtimit, por unë duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur dhe të mos dorëzohem kurrë, duke shpresuar se ai do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera”,- vazhdoi ish-juventini i kombëtares “azurro”, tani në stafin e trajnerit Mancini.
Vialli dëshiron që historia e tij të frymëzojë shpresë te ata që përballen me të njëjtën betejë. “Unë kam qenë një lojtar dhe një njeri i fortë dhe i prekshëm. Dikush mund të njihet me dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme. Kanceri është më i fortë se unë dhe nëse e lufton humbet. Ai është një shok udhëtimi, me kokën ulur, pa u dorëzuar, duke shpresuar se një ditë do të lodhet dhe do të më lërë të jetoj paqësisht vitet para meje”.
“Sogno Azurro” është seriali dokumentar Rai Uno, i transmetuar në 7 qershor, në shfaqjen që parashikon debutimin e “azzurrëve” me Turqinë, në 4 episode (e premte, më 11 qershor). Fjalimi i Vialli ishte nga më prekësit.
Ai gjithashtu foli për lidhjen e tij me Mancini: “Ne u takuam në ekipin kombëtar kur ishim fëmijë. Ai ishte një lojtar i fortë, teknik, shumë i shpejtë. Mbaj mend që herën e parë së bashku kemi ngrënë dhe kemi folur për Sampdoria… Këmba e tij ishte në golat e mi dhe e imja në të tijët”.

