Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryeministri Zaev: Do zhgënjehesha nëse BE nuk hap dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

19:53 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u shpreh për Balkan Talks në Euronews Albania se do zhgënjehej, nëse BE nuk do t’i japë dritën e gjelbër shtetit që ai drejton dhe Shqipërisë.

Ai tha se të dyja vendet kanë qenë të përkushtuara në realizimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Do të jem edhe i zhgënjyer edhe tërësisht i thyer. Ne duhet të punojmë në evropianizimin e vendeve tona, vërtet jemi të përkushtuar dhe vërtet nuk na duhen zhgënjime të reja,”- shprehet z. Zaev.

Trajtimi i BE-së ndaj krizës mes Sofjes dhe Shkupit, për kryeministrin Zaev është në ndihmë të zgjidhjes së problemit.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është alternativa e vetme që ekziston dhe sado që të jetë i zhgënjyer, ai dhe populli nuk kanë alternativë tjetër.

“Bashkimi Evropian po na ndihmon, BE është BE, për ne ajo është shenjtëri, ne nuk kemi askënd përveç Bashkimit Evropian. BE është alternativa e vetme që na ekziston, dhe sado që të jem i zhgënjyer unë dhe populli ynë, nuk kemi alternativë tjetër. Ne kërkojmë vetëm të vazhdojë procesi i evropianizimit, për momentin nuk presim hap të radhës, gjysmë hapi presim”, tha kryeministri i RMV-së.

Deklaratën e Komisionerit për Zgjerimi, Oliver Varheji se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen në udhëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, deklaratë që nuk u pranua dhe hodh poshtë nga Gjermania dhe vende te tjera, z. Zaev e sheh nga aspekti pozitiv, pasi mandati dhe misioni i komisionerit është zgjerim i BE-së.

Sipas kryeministrit Zaev, Bashkimi Evropian ka standarde të njëjta lidhur me çeljen e negociatave, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Standardet janë të njëjta, komisari Varhejli është komisari ynë, ai kujdeset për zgjerimin e BE-së dhe ndonjëherë jep porosi të caktuara që të mund të nxit bisedime, përparim të reformave, zgjidhje të problemeve bilaterale. Bullgaria duke ndaluar RMV-në në njëfarë mënyre edhe Shqipërinë e bllokon, kjo është një ndjenjë e pakëndshme”, theksoi Zaev.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Regjimi iranian është drejt kolapsit”, Netanyahu: Kemi shumë punë përpara, por do ia arrijmë qëllimit

18:43 / September 9, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Serbi/ Vuçiç shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në 25 tetor

17:41 / September 9, 2026

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.