Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

MSH përditëson të dhënat: Asnjë humbje jete nga Covid-19, konfirmohen 18 raste të reja në 24 orët e fundit

16:45 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shënuar një rritje të lehtë kurba e infektimeve nga koronavirusi në vedin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 18 persona, nga 13 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk ka asnjë viktim nga Covid-19.

Sipas MSH, “Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2821

Testime totale 746,268

Raste pozitive 132,415

Raste të shëruara 129,761

Raste Aktive 202

Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56

Tiranë 53

Berat 31

Lezhë 15

Korçë 13

Elbasan 13

Vlorë 4

Gjirokastër 4

Durrës 4

Fier 4

Kukës 2

Dibër 3

COVID-19 MSH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.