Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Parlamentin bolivia, ku deputetët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin pas akuzave nga foltorja e Kuvendit.
E gjitha filloi pas debatit të ashpër për arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë Jeannine Anez. Disa nga deputetët, e cilësuan aktin e ish-zyrtarëve të arrestuar si puç shteti, për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales.
Por dy politikanë të tjerë, teksa dëgjuan këto deklarata, e humbën durimin dhe nisën të përleshen me deputetët e tjerë.
Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë dënuar aktin e demonstruar nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
