Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dhuna në familje/ Gjyqtari i shkallës së parë fajëson policinë për hetimet e varfra: Është e paaftë në marrjen e provave të para në këto raste

19:06 / June 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata e Tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adriatik Bocaj, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ngritur shqetësimin ndaj fenomenit të dhunës në familje.

Ai shprehet se gjatë hetimeve në rastet e dhunës në familje, bëhet dhe kqyrja fizike e të dhunuarës/rit, të cilat shkruhen në vendimet e nxjerra.

Por sipas tij ajo ç’ka është më tepër shqetësuese është fakti se policët janë në nivele të ulëta të përgatitjes së dokumentacionit në marrjen e provave të para në rastet e dhunës. Sipas tij, palëve ju shkon urdhri, por ato ankojen se nuk e kanë marrë, për shkak të adresave të gabuara apo mungesës së tyre.

“Dua të jap pak nga eksperienca ime që prej vitit 2006 kur doli ligji për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare i cili duhet parë më kujdes dhe në interpretim nga të gjithë. Po të shikoni hetimet që ne bëjmë mbi dhunën në familje, ato janë komplekse dhe nëpërmjet shumë hetimeve ne bëjmë edhe kqyrjen vizuale të jashtme të të dhunuarës dhe këto hulumtime ne i kemi shkruar gjithmonë edhe mjaft qartë në vendimet e nxjerra. Ndërkohë në seancat gjyqësore dëgjohen të gjitha palët drejtpërsëdrejti dhe edhe nëse nuk ka asnjë provë, vetëm nga debatet që bëhen nga palët, gjykata del në konkluzion të qartë se ka dhunë. Jemi ne gjyqtarët që e dëgjojmë dhe e analizojmë dhunën ndërkohë që avokatët ndjekin vetëm anën proceduriale të çështjes. Përsa i përket takimeve në vijueshmëri së bashku unë jam i gatshëm për të marrë pjesë çdo herë, në tryeza diskutimi, por është shumë e nevojshme që të kemi hapësira kohore mbi dy muaj, sepse ne caktojmë senacat gjyqësore në 3-4 muaj dhe nuk do të dëshironim të kishim mbivendosje se nuk ju ndjekim dot. Ajo çfarë organizatat e shoqërisë civile duhet të ngrenë dhe të insistojnë është policia, sepse policët i kemi në nivele të ulëta të përgatitjes së dokumentacionit në marrjen e provave të para në rastet e dhunës. Një tjetër problem për të dhunuarat që nuk kanë adresë për të dhënë vendimet sociale, sepse sipas praktikës që kemi ne në gjykatën e Tiranës, në seancat e lëshimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ne i bëjmë edhe në mungesë të paditëses apo të dhunuesit. Rrjedhimisht palëve ju shkon urdhri por, shpesh pretendojnë që nuk e kanë marrë atë, pikërisht nga adresa e gabuar apo mungesa e saj. Problematikat janë të mëdha, por të gjithë ne përpiqemi megjithë ngarkesën e madhe, ka raste që shqyrtojmë 5-6 raste në ditë, por gjykata në bazë të provave dhe të seancave është gjithmonë në anën e së drejtës”, shkruan gjyqtari Bocaj./Newsbomb

Gjyqtari policinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.