Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Taulant Balla paralajmëron padi ndaj Lulzim Bashës: Ka bërë akuza të pavërteta ndaj meje, qëllim i tij është të rizgjidhet në krye të PD-së

22:04 / June 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla basha11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar se do të bëjë një padi ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës. Numri dy i PS u shpreh se Basha ka bërë disa akuza të pavërteta ndaj tij në Elbasan. Sipas Ballës, këto akuza janë bërë për nevojat që Basha ka në mënyrë që të marrë vota në zgjedhjet për kreun e PD.

“Jam duke bërë gati një padi ndaj Lulzim Bashës për disa akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij, për ta votuar në Elbasan. Por le të jetë gjykata mbi këto akuza”, tha Balla në emisionin “Real Story”.

Sa i takon shkarkimit të Presidentit, Balla u shpreh se dy dokumentet e prodhuara nga Kuvendi do t’i kalojnë Parlamentit dhe Prokurorisë.

“Kuvendi ka prodhuar 2 dokumente, raportin me shkelje dhe shkarkimin nga Parlamenti. Të dyja këto dokumente i shkojnë Gjykatës Kushtetuese. Raporti i shkon institucionit të prokurorit, sepse ligji për komisionin hetimor thotë kur vihen re elementë të veprës penale dokumenti i dërgohet edhe prokurorisë. Thirrjet e zotit Meta, nuk gjendet vetëm në kushtetutë si të paligjshme, por gjenden edhe në kodin penal. Thirrja për dhunë dënohet me gjobë deri në X vite burg. Këto vlerësimi i bëjnë autoritetet e drejtësisë. Ne si kuvend besoj se e kemi përfunduar detyrën tonë”, tha Balla.

balla Bashes padi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.