Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandalet dhe abuzimet e restoranteve në jug, 72% e bizneseve nuk lëshojnë faturat, qeveria paralajmëron ndëshkime

08:46 / June 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bar lokal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria paralajmëron se do t’u japë fund bizneseve abuzues në jug. Me nisjen e sezonit veror fillojnë edhe abuzimet me faturat dhe deklarimet nga operatorët që ushtojnë aktivitetin atje.

Prej disa vitesh rresht turistë të huaj dhe vendas kanë denoncuar faturat marramendëse dhe shërbimet mizerable nga baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit. Përveç faktit që këto biznese abuzojnë me çmimin e shërbimeve për turistët, kundrejt shërbimeve aspak të denja, ato shkelin edhe detyrimet që kanë ndaj qeverisë. Çdo vit ata deklarojnë më pak të ardhura nga se marrin në të vërtetë, duke mos lëshuar fare kuponë tatimor ose i lëshojnë me çmim shumë më të ulët nga sa iu kërkojnë klientëve. Sipas të dhënave të raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, llogaritet që të paktën mbi 72% e bizneseve në jug nuk lëshojnë fatura. Gjatë një takimi me bizneset në Vlorë, drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se bizneset janë lehtësuar nga taksat, kështu që nuk kanë pse të shmangin deklarimet dhe aq më pak të abuzojnë me turistët.

“Janë gjithsej 2.111 tatimpagues që operojnë në sektorin e turizmit në Vlorë, nga këtë 1.521 gjatë fundjavës së kaluar nuk kanë shtypur kasën fiskale. Është përqindje më e lartë e të gjithë qyteteve të tjera. Në total llogariten 72% e bizneseve në vend. Shifër shumë shqetësuese dhe në çdo vit tjetër pas një konstatimi të tillë do ishte sulur në vendosje gjobash, nuk duam të veprojmë kështu, ama sjellje të tilla ndaj klientëve dhe qeverisë po na detyrojnë të marrim masa”, u shpreh ajo. Ibrahimaj tha se nuk do të ketë më tolerime, por do të merren masa ndëshkuese.

Sipas Tatimeve, këto biznese abuzojnë edhe me punonjësit, duke i mbajtur ata me paga minimale, të pasiguruar ose në shumë raste iu deklarojnë vetëm gjysmën e pagës. Ibrahimaj tha se këto shkelje shkaktojnë probleme në të gjithë sistemin e tregut vendas, por edhe për vetë punonjësit, të cilëve u rrezikohet në të ardhmen pensioni nga mos pagimi i sigurimeve shoqërore. Sipas drejtoreshës, këto biznese janë shkaktarët kryesorë që ekonomia shqiptare ka informalitet të lartë, prandaj këtë vit qeveria ka vendosur të shtojë monitorimet ndaj tyre, duke paralajmëruar ndëshkime automatike ndaj shkelësve, deri në pezullim licence.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen një depo a*mësh në Siri/ 14 të vd*kur dhe 11 të pl*gosur

19:21 / September 9, 2026

Analisti: “PD me Sali Berishën është e mbaruar, dhe nuk vjen kurrë në pushtet”

17:23 / September 9, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve

16:58 / September 9, 2026

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

16:40 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.