Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re administrative-territoriale

10:04 / November 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram begaj 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, u shoqërua me debate të forta politike dhe protesta të banorëve në disa qytete.

Me dekretin nr. 580, të firmosur më 31 tetor 2026, Presidenti Bajram Begaj ka shpallur ligjin për ndarjen e re territoriale të vendit, pas miratimit të tij në Kuvend më 9 tetor.

Miratimi i reformës u shoqërua me rreth 14 orë debate mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike kundërshtoi hartën e re, duke propozuar krijimin e 100 bashkive dhe 12 qarqeve, ndërsa socialistët argumentuan se reduktimi i njësive vendore do të rriste efikasitetin e administratës dhe shërbimeve.

Projektligji u miratua me 85 vota pro dhe 34 kundër.

Kundërshtimet nuk mbetën vetëm në Kuvend. Banorë të disa qyteteve, përfshirë Patosin, Maliqin, Përrenjasin, Poliçanin, Klosin dhe Memaliajn, zhvilluan protesta kundër bashkimit të bashkive të tyre me njësi të tjera vendore.

Protestuesit ngritën shqetësime për humbjen e identitetit lokal, largimin e shërbimeve administrative dhe përfaqësimin e komuniteteve.

Edhe brenda mazhorancës pati rezerva për disa prej ndryshimeve të propozuara, ndërsa në Tiranë debatet u përqendruan te përfshirja e disa zonave në kufijtë administrativë të kryeqytetit.

Me firmën e Presidentit Begaj, ligji ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme institucionale, pas një procesi të shoqëruar me përplasje politike dhe kundërshtime nga komunitetet e prekura.

dekreti 615x450 1

dekreton ndarjen territoriale Presidenti Begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

10:54 / November 2, 2026

Ilyana Yotova shkruan historinë në Bullgari, bëhet presidentja e parë grua e vendit

10:41 / November 2, 2026

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Shqetësim për respektimin e garancive ligjore

10:38 / November 2, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.