Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Euro 2020/ Tre duele: Belgjika për fitoren e parë, derbi viking në Kopenhagen

09:56 / June 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Euro 2020 filloi mbrëmjen e kaluar dhe Italia mori tre pikët e para pas suksesit 3-0 ndaj Turqisë. Dita e sotme është më e ngarkuar dhe plot tre ndeshje do të zhvillohen. Në orën 15:00 takimi i parë, ai mes Uellsit dhe Zvicrës, dy skuadrave të tjera të grupit A.

Ndeshja do luhet në stadiumin “Baku Olympic Stadium” në Azerbajxhan (35 mijë tifozë). Përballja e fundit mes këtyre dy kombëtareve u luajt 10 vite më parë dhe Uellsi fitoi 2-0 falë golave të Aaron Ramsey dhe Gareth Bale.

Tre orë më vonë debutojnë në Euro 2020 Danimarka dhe Finlanda. Derbi viking do të luhet në “Parken Stadium” të Kopenhagenit (25 mijë tifozë). Danezët nisen si favoritë për faktin që luajnë në shtëpi, teksa kjo do të jetë ndeshja e parë që luan Finlanda në një Europian.

Dhjetë vite më parë u luajt dueli i fundit mes këtyre dy ekipeve. Danimarka fitoi 2-1. Aleksey Eremenko kalonte finlandezët në avantazh, por Danimarka përmbyste rezultatin me rrjetat e Daniel Agger dhe Nicklas Bendtner.

Mbrëmja mbyllet me ndeshjen Belgjikë-Rusi. Sfida e grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Danimarka e Finlanda, do të zhvillohet në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut, Rusi (34 mijë tifozë). “Djajtë e Kuq” të Martinez, shihen si një ndër favoritet kryesore për fitimin e trofeut.

Dy vite më parë përkon takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve. Belgët fitonin 1-4. Thorgan Hazard, Eden Hazard (2x) dhe Romelu Lukaku autorët e golave, teksa golin e nderit për rusët e realizonte Georgiy Dzhikiya.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.