Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Operacioni “Bregdeti ynë”, ministri Çuçi: Janë shembur 35 objekte. Ky është fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje!

16:13 / June 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prishja e ndertimeve te para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti ynë” janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se ky operacion është vetëm ‘fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje’. Ndërkohë në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje. Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Çuçi.

“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës.

Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime”

Ministri Çuçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agjencia turke Anadolu: Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan

15:21 / July 14, 2026

Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, kallëzohet në Prokurori për abuzime me fondet

14:30 / July 14, 2026

Zjarrvëniet në vend, 29 persona të arrestuar në një muaj e gjysmë! Policia:Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën

13:48 / July 14, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit shkakton mbi 10 mijë vdekje në Europë, alarm i kuq në disa vende

13:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.