Një nga politikanët me kontributin më të madh në politikën shqiptare Gramoz Ruçi ka deklaruar sot në Kongresin e PS-së se ka vendosur të tërhiqet nga jeta politike.
“I dashur Edi! Të kujtohet viti 2003. Ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton vetëm ambicia por duhet edhe dashuria e atyre që pate ambicien për të qenë kryetar i tyre. Tre gjëra na karakterizojnë: Fryma, organizimi dhe lidershipi! Jemi me fat që kemi një lider me vizion. Një lider me ambicie. Lider me energji, këmbëngulës, të vendosur dhe gjithmonë i maturuar. Tre mesazhe do ta kisha: ta ruajmë këtë frymë, ta konsolidojmë këtë organizim dhe të mbështesim lidershipin e kryetarit. Së fundmi, dua të bëj një komunikim. Kur unë nisa rrugëtimin tim, 3-vjeçarët që janë këtu nuk kishin lindur akoma. Gjatë këtij mandati që po përfundojmë, me mua ka bashkëpunuar një pyetje: kur dhe ku unë Gramoz Ruçi do të deklaroj fundin e kësaj maratone? Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratonë ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30-vjetor të PS, s’ka më mirë që sot kemi fituar këtë mandat të tretë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Ju falenderoj të gjithëve”, tha Ruçi.
