Tre persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e dosa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar sot në Ardea të Italisë. Mediat lokale shkruajnë se një burrë, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në rrugë në mënyrë krejtësisht ‘të çmendur’.
Plumbat vërshuan në trupat e tre personave, të cilët tashmë kanë humbur jetën. Dy prej tyre mësohet se janë fëmijë të moshave, 3 dhe 8 vjeç.
Autori i krimit është mbyllur në banesën e tij e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Pritet që të arrestohet nga momentin në moment.
