Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nuk transmeton çdo ndeshje të “Euro2020″/ Reagon RTSH: Kemi kontratë vetëm për…

20:59 / June 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rtsh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

RTSH reagon mbi mostransmetimin e çdo ndeshjeje të Euro 2020. 

“Televizioni Publik Shqiptar është vënë në qëndër të zhurmës së krijuar kryesisht në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit rreth çështjes së transmetimit të ndeshjeve të Euro 2020. Që prej datës 11 qershor kur ka startuar kompeticioni, RTSH është angazhuar për të transmetuar falas sfidat më të forta në letër, pasi e drejta e transmetimit të paketës së europianit për Televizionin Publik Shqiptar parashikon 31 ndeshje, ku faza me eleminim direkt është përfshirë e plotë. RTSH ka detyrimin të sqarojë publikun se nuk i transmeton të 51 ndeshjet e europianit, por vetëm 31.

Prej disa sezonesh, të drejtën televizive për Kampionatin Europian, UEFA e ndan në dy paketa, atë me pagesë që përfshihen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pagesë ku përfshihen disa nga ndeshjet. RTSH nuk mund të konkurojë për paketën me pagesë dhe kjo nuk ndodh vetëm me transmetuesin publik shqiptar.

Për të sjellë disa shembuj nga transmetues apo vende disa herë më të mëdhenj në përmasa apo buxhete transmetimi, RAI në Itali ka blerë të drejtën e transmetimit të vetëm 27 ndeshjeve, BBC në Angli ka zgjedhur të transmetojë vetëm 50 % të Euro 2020, ndërsa gjigandët gjermanë të rrjetit publik ARD dhe ZDF kanë siguruar sëbashku vetëm 34 ndeshje.

Një shembull më ekstrem është Greqia ku asnjë prej përballjeve nuk transmetohet në kanalin publik. Kampionati Evropian menaxhohet nga UEFA, ndërsa botërori nga FIFA që ka në traditën dhe legjislacionin e saj detyrimin për t’ua shpërndarë të drejtën e transmetimit, kryesisht mediave publike.

Televizioni Publik Shqiptar ka luftuar dhe po lufton që në betejën e ashpër të marketingut të sigurojë sa më shumë të drejta transmetimi falas për të gjithë shqiptarët dhe ia ka dalë mbanë me sukses pasi është i vetmi transmetues publik në rajon që servir një gamë kaq të gjerë sportesh pa kosto shtesë.

Kupa e Spanjes, Gjermanise, UEL apo CHL duke nisur që prej muajit shtator, kampionatet evropiane U21, futbollin e femrave dhe lojrat olimpike, Formula 1 e Moto GP. Janë vetëm disa nga evenimentet e paketës së madhe që plotësohet me sporte te tjera si baskteboll, volejboll apo turnete e medhenj te tenisit por edhe mbulim pothuajse i plotë në transmetim dhe informim i të gjitha sporteve në vendin tonë.

RTSH nuk do ta braktisë asnjëherë betejën për të siguruar sa më shumë të drejta transmetimi sportiv pasi misioni jonë është vetëm 1, argëtimi i çdo shqiptari që beson tek transmetuesi i tij publik”, thuhet në reagimin e RTSH.

reagon RTSH transmeton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Projekti i Zvërnecit, reagon Rama: E kam unë radhën për të folur….

14:41 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

10:41 / May 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.