Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhaka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Granit Xhaka do të jetë sërish pjesë e kombëtares së Zvicrës duke nisur nga muaji nëntor.

Shoqata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të rikthejë mesfushorin shqiptar dhe sulmuesin Breel Embolo në dispozicion të trajnerit Murat Yakin, pas shqyrtimit të çështjes së certifikatave të falsifikuara të COVID-19 në vitet 2021 dhe 2022.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i federatës zvicerane, pas përfundimit të procedurave ligjore për të dy futbollistët. Në arsyetimin e saj, SFV ka marrë parasysh edhe pasojat sportive që lojtarët kanë vuajtur, pasi kanë munguar në katër ndeshje ndërkombëtare gjatë muajve shtator dhe tetor.

Një tjetër lajm i rëndësishëm për Xhakën është konfirmimi i tij si kapiten i Zvicrës. Trajneri Murat Yakin, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve kanë vendosur unanimisht që mesfushori të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit.

Drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami, ka theksuar se vendimi është marrë pas një shqyrtimi të kujdesshëm të rrethanave të të dyja rasteve, procedurave ligjore dhe pasojave sportive.

Ndërkohë, trajneri Murat Yakin do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar më 5 nëntor, për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Skocisë.

Zvicra do të përballet me Slloveninë më 13 nëntor në Maribor, ndërsa tri ditë më vonë do të presë Skocinë në St. Gallen. Pas katër fitoreve në po aq ndeshje në këtë edicion, helvetët synojnë të mbyllin me sukses këtë fazë të kompeticionit.

covid pezullua skandalit xhaken zvicra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Klevis Dalipi merr drejtimin e Burrelit, gati për sfidat e pjesës së mbetur të sezonit

17:51 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.