Momente frike dhe paniku në futbollin spanjoll, ku një futbollist ka përfunduar me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak.
Ngjarja ndodhi gjatë minutave shtesë në ndeshjen e “La Liga 2”, mes Andorrës dhe Tenerifes. Hesus de Miguel u nis në një sulm pas një topi të gjatë, por u përplas në tokë nga portieri Ouono i cili po mundohej ta ndalonte.
Ai mbeti pa ndjenja në tokë ndërsa pësoi atak kardiak, teksa stafet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.
Miguel u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua edhe pse ishin minutat e fundit shtesë të takimit. Sipas klubit të Tenerifes, gjendja e sulmuesit raportohet si e qëndrueshme.
