Gazetari Ben Andoni ka folur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Andoni u shpreh se do të dalë edhe një listë me emrat e personazheve publike, politikanë dhe njerëz të medies që do t’u ndalohet hyrja në SHBA.
“Nxjerrja e listës së DASH-it për personazhet non-grata do të jetë nga gjërat më të nxehta të kësaj vere, deri në fund të korrikut do të dalë dhe do të sqarohen shumë gjëra edhe për zotin Meta. Thjesht qetësia e tij relative këto kohë tregon që ai është i frikësuar, siç janë dhe shumë njerëz në PS.
Në mënyrë të përgjithshme kam dëgjuar për një njëri të medies, njëri e mori sot goditjen, dyshoj për një tjetër, por nuk e them dot. Ne jemi shumë të kufizuar nga mjetet dhe indikatorët ku kontrollon DASH-i, sepse janë disa institucione që e ndihmojnë DASH-in, që janë të instaluara këtu dhe institucione të tjera sigurie që kanë akses në vendi tonë.”, tha Andoni për Shqip.
