Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rikthehen turistët polakë, në Rinas ulen deri në 9 chartera në ditë

11:17 / June 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avioni i parë për datën 14 qershor nga Katovica u ul në Rinas pak pasi kishte kaluar mesnata në 00:32.

Edhe tjetri po nga Katovica mbërriti në 7:36 të mëngjesit. Ashtu në heshtje prej disa ditësh kanë nisur charterat turistikë të polakëve ku vetëm një ditë më parë numëroheshin nëntë të nga qytete të ndryshme si Varshava, Gdansk, Poznan. Edhe sot të programuar janë të paktën tre chartera nga nga Polonia për t’u ulur në Rinas.

Polakët e kanë nisur sezonin turistik në vend duke u kthyer sërish në një nga grupet e rëndësishme të turizmit të organizuar në vend lokalizuar kryesisht në zonën e Golemit por shtirë edhe në Vlorë apo në Sarandë me mbërritje nga Korfuzi.

Pavarësisht pandemisë duket se me polakët ka ndodhur i njëjti skenar si vitin e shkuar kur mes dy vende u ra dakord për një “korridor” transporti vetëm për turistët. Edhe pse më të paktën në numër polakët ishin ndër të paktat grupe të huaja veç bjelloruseve dhe ukrainasve që vizituan Shqipërinë në vitin më të vështirë.

Turoperatorët konfirmuan më herët për “Monitor” se do të ishte fundi i majit kur do të kishim ardhjet e para të turistëve polakë dhe duket se kjo ka funksionuar.

“Aktualisht kemi marrë një konfirmim paraprak, që pas datës 25 maj do të nisin charter-at nga Polonia dhe më vonë ato nga Çekia. Sigurisht kjo do të varet nga zhvillimet e pandemisë dhe politikat që aplikon secili shtet për kufizimet apo lehtësimet. Për grupin e nordikëve, i rëndësishëm në sektor vitet e kaluara, ende nuk kemi ndonjë datë se kur do të rikthehen në bregdetin shqiptar” do të shprehej pak javë më parë kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa.

Shqipëria është deklaruar si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Pavarësisht kësaj politike turoperartorët në vend nënvizojnë se bazë e turizmit edhe këtë vit do të jetë ai mbarëshqiptar që do të thotë turistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe diaspora që kthehet në vendlindje.

Strukturat hoteliere në zonën e Golemit konfirmuan se ka një interes të shtuar edhe nga vende të tjera të rajonit si Serbia apo edhe më tej nga Bullgaria. Ecuria e situatës së turizmit do të varet shumë nga kufizimet që aplikon Europa që deri më tani pavarësisht se Shqipëria ka pasur shifra të ulëta infektimesh është treguar skeptike.

Në vitin 2020 numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri ishte 2.65 milionë duke rënë me 58,5 %, në krahasim me vitin 2019. Turistët nga Polonia ranë me 81 për qind në vitin e shpërthimit të pandemisë duke regjistruar në total vetëm 24.4 mijë turistë ndërkohë që në vitin 2019 ishin 133 mijë./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.