Kohën më të bukur, Çiljeta e kalon vetëm me Fernandon, i cili tani është rritur dhe është bërë shoku më i mirë i mamit. Ndonëse këngëtarja ka zgjedhur të qëndrojë në një largësi të konsiderueshme nga rrjetet sociale, jo më larg se dje ndau një video të Fernandos duke luajtur me top si një futbollist i vërtetë.
“Djali im”, ka shkruar Çiljeta krah pamjeve që duket se i kanë sjellë të qeshura dhe gëzim. E kush mam tjetër nuk do ndihej po kaq e lumtur dhe krenare sa Çiljeta për djalin e vetë kur e sheh të rritet e të bëhet kaq i talentuar?/revistawho.com