Italia luan sot ndaj Zvicrës një ndeshje shumë të rëndësishme, pasi që sot mund të sigurojë kualifikimin e mëtejshëm në Europain dhe të jetë në pozita shumë të favorshme për të kaluar grupin e vet në vendin e parë.
Skuadra e Mançinit ka fituar sfidën e parë dhe me dy fitore, do të shkonte shumë më e qetë në sfidën e fundit ndaj Uellsit. Ndërsa nga ana tjetër, Zvicra nuk ka luksin të gabojë, pasi një humbje do ta kthente në finale duelin e fundit kundër Turqisë.
