Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Skënder Brataj publikon videon: Çfarë i ndodhi Eriksen në fushën e lojës, ja momenti i fibrilacionit ventikular

14:16 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brataj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaron me video atë që ndodhi në fushën e lojës mes Danimarkës dhe Finlandës, ku danezi Eriksen tronditi botën e sportit, me arrestin kardiak në mes të lojës.

Brataj thekson se në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular, duke shtuar se “Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls”.

Mesazhi i Bratajt:

DUAM TË SHPËTOJMË JETË NJERËZISH?

Ajo që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë – Finlandë, po e shpjegojmë si ndodhi realisht. Ky event ndodh 1 person në 1.000 banorë në vit! Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls.

Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular! Me qindra impulse elektrike bëjnë që zemra të mos bëjë rrahjet e veta, por të fibriloj duke mos dërguar gjakun në tru dhe organet e tjera. Kjo shkakton humbjen e menjëherëshme të koshiencës dhe rënien në tokë. RKP(reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi janë vendimtare në shpëtimin e jetës. Video demonstron se si defibrilimi(goditja elektrike), ndalon të gjitha këto impulse duke i dhënë mundësinë nodit senoatrial të rimari komandën e zemrës. Po ashtu kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit. Rëdësia e masazhit kardiak shikohet më së miri sa e rëndësishme është mbërritja e gjakut me oksigjen në tru. Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri! Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026

Identifikohen 5 protestues të maskuar/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

16:51 / October 31, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

16:46 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.