Modelja e njohur Heidi Klum sfidoi censurën në Instagram, duke postuar një foto shumë seksi për të nxitur Gjermaninë në Kampionatin Evropian. “Paç fat Gjermani”, ishte postimi i publikuar që menjherë mori shumë pëlqime. Modelja 48-vjeçare publikoi një foto të veshur me fanellën e Gjermanisë që ishte shumë e shkurtër dhe tregoi fizikun e saj perfekt.

Në realitet nuk solli fat, pasi gjermanët për herë të parë në historinë e tyre debutuan në një Evropian me një humbje, edhe pse përballë kishin Kampionët e Botës, Francën. Megjithatë në ndeshjet e ardhshme, futbollistët gjermanë mund të jenë frymëzuar nga foto e modeles gjermane.
