Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohen dy mina me telekomandë në Fier, arrestohet 33-vjeçari. Ishin gati për shpërthim të kontrolluar

09:45 / June 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
poli 1 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33 vjeçar, i identifikuar si Elton Jata, është arrestuar nga policia e Fierit, pasi i janë gjetur dy mina me telekomandë, të gatshme për të shpërthyer.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin Jata udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit e lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. J., 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.