Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksidentet u rritën me 40%, vetëm në maj humbën jetën 20 persona

13:09 / June 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident tirana 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje drastike të numrit të aksidenteve, të personave të plagosur në to dhe atyre që fatkeqësisht kanë humbur jetën. Statistikat zyrtare të aksidenteve tregojnë se vetëm në muajin maj të këtij viti numërohen 120 aksidente rrugore nga 75 aksidente të ndodhura në muajin Maj 2020, duke u rritur me 60,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

INSTAT sqaron se kjo rritje e dukshme ka të bëjë me faktin që vitin e kaluar kishte më pak qarkullim mjetesh për shkak të masave kufizuese. “Për rrjedhojë edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3 %, ku numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020. Në muajin Maj 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 151 persona nga 86 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 75,6 %” thuhet në njoftimin e INSTAT.

I njëjti raporton se në pesëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 714 persona nga 513 persona, duke u rritur me 39,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Maj 2020.  Në pesëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 90 persona nga 58 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shoferët e “rrezikshëm”

INSTAT raportoi se në muajin Maj 2021, aksidentet rrugore, në 84,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 18,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 42,3 %, krahasuar me një vit më parë” vlerëson INSTAT./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

09:16 / October 29, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.