Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthen Imami: Berisha ‘Non-grata’, letrat ia bëri Basha. Thoshte s’më lë Berisha të bëj politikë

08:50 / June 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’ ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH për Sali Berishën non-grata. Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë lideri i selisë blu, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.

Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje se ç’thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.

Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?

Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.

Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.

Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.