Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ndiq lekët” e korrupsionit dhe krimit, DPPPP: Të hetohen investimi fillestar, familjarët, personat e tretë, lidhjet, provat rrethanore

11:32 / June 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pastrim parash 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta kundër parave të pista duhet të shtrihet te origjina fillestare e fondeve mbi të cilat janë krijuar pasuritë, te persona  të tretë,  familjarë, persona që kanë lidhje  të  ngushta  shoqërore  apo profesionale me të dyshuarit. Televizioni Scan ka zbardhur rekomandimet që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe  Pastrimit  të  Parave për luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit për vitin 2021, ku merr parasysh veçanërisht orientimet e ardhura nga organizmat ndërkombëtare.

Drejtoria thekson në document se vendit tonë i nevojitet një rritje në tërësi e numrit të rasteve të dërguara   në   gjykatë   për   veprën   penale   të parashikuar nga neni 287, “Pastrimi  i  produkteve  të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, të Kodit Penal, duke  përdorur  në  mënyrë  sistematike  edhe  provat rrethanore,  me  fokus  të  veçantë  në  rastet  kur pasuria që i nënshtrohet pastrimit apo tentohet t’i nënshtrohet, të ketë prejardhje nga pasuri kriminale të  krijuar  jashtë  vendit  apo  nga  raste  korrupsioni brenda vendit;  ii. nevojitet rritje në tërësi e numrit të rasteve të dërguara në gjykatë për të cilat kërkohet konfiskimi i pasurisë kriminale (për çdo vepër të aplikueshme), përfshirë  pasurinë  indirekte  dhe  atë  të  prejardhur nga pasuria fillestare kriminale;  iii.   vëmendje   e   veçantë   duhet   për   rastet   e hetuara dhe gjykuara sipas nenit 287 të Kodit Penal në  të  cilat  kjo  vepër  penale  kryhet  nga  persona  të tretë,  familjarë,  lidhje  të  ngushta  shoqërore  apo profesionist,   duke   synuar   dënimin   e   tyre   dhe konfiskimin e pasurisë;  iv.

Po ashtu, rekomandon Drejtoria e Pastrimit të Parave, nevojitet  qartësim   dhe   unifikim   i   qëndrimit   të prokurorive të rretheve gjyqësore për autonominë e veprës penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal, pasi edhe pse dispozita ligjore është shumë e qartë,  herë  pas  here  ndeshen  vendimmarrje  jo  në përputhje me parashikimin ligjor;  “të shihet mundësia e miratimit të procedurave të unifikuara standarde hetimore për veprat penale të parashikuara nga nenet 287, 287/b, 179/a, 230/a të Kodit Penal”, thekson në document Drejtoria lidhur me kete group nenesh që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.