Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Klosi: Zonat turistike të destinuara për zejtarët

23:37 / February 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës ditore të qeverisë në qarkun e Gjirokastrës, ministri Klosi zhvilloi një bashkëbisedim me prodhuesit e fabrikës së reçelit dhe glikove të famshme në Përmet, “Pro Përmet”.

Me qëllim jo vetëm promovimin e produktit tipik lokal, si markë tanimë edhe turistike, por edhe për t’i përfshirë ata në fushatën #krijoO2tend, një nga qëllimet e të cilës është mbjellja e pemëve frutore në ndihmë të biznesit. Kjo është ajo që Ministri Klosi u kërkoi sipërmarrësve të “Pro Përmet”, mendime dhe ide për ta shndërruar politikën për Pyjet që Duam, në politikë që prodhon biznes dhe ekonomi.

“Kemi edhe një diskutim shumë të gjerë tashmë për pemët medicinale, pemët e egra, mollën e egër, shegën e egër, gështenjën e egër, për atë pemë unike që ka vendi ynë dhe që duke shtuar numrin e tyre, padyshim mund të shtojmë shumë më tepër biznesin, me bimë. Ne jemi shumë të dëshiruar që të dëgjojmë edhe nga ju ide që kanë të bëjnë me këtë botën e pemëve. E dyta temë që donim të ndanim me ju është në dimensionin e turizmit. Ne e kemi kërkuar dhe sot në Shqipëri ka një ligj të zejes një ligj që kërkon që në zonat me përparësi zhvillimi turizmi, zonat që kanë intensitet prurjesh turistësh, zonat të cilat janë zona që janë karakteristike apo të strukturuara dhe zona që jetojnë vetëm me turizmin dhe që padyshim Përmeti shënon një nga ato pikat kulmore të turizmit shqiptar, por nuk diskutohet që kalaja e Gjirokastrës apo zonat që kanë një theks të fortë turistik duhet të jenë të destinuara për prodhimet e zejtarëve shqiptarë”, tha Ministri Klosi.

Ai tha se nuk ka dyshim që reçeli i Përmetit apo glikoja e arrës janë prodhime të shquara të vendit tonë, por këto duhen mbrojtur dhe promovuar nga shoqata e zejtarëve, shoqatat e atyre që prodhojnë mallra autentike shqiptare që të kenë ekskluzivitetin nëpër zonat turistike të vendit tonë.

“Sivjet kemi organizuar 200 festa, të cilat nuk shtrihen vetëm në sezonin turistik dhe këtu kemi përsëri nevojë për kontributin tuaj, që të kemi së bashku me shoqatën tuaj një ditë të caktuar ose dy, ose tre ditë, në periudha të ndryshme në qytetin e Përmetit një panair të reçelit ose të produkteve bio të kësaj zone që të vijnë turistët. Në qoftë se këto festa i kthejmë në traditë dhe pastaj në festivale tradicionale ballkanike, ato do të kthehen në biznes që ju të keni më shumë ekonomi për veten për familjen tuaj, të shisni më shumë produkt. Pra, të kemi destinacione të sigurta që kur të vijnë turistët e gjejnë produktin edhe të strukturuar mirë, edhe të ekspozuar mirë, edhe të shpjeguar mirë, edhe të shitur mirë”, u shpreh Klosi.

klosi Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.