Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhanë vlerësim pozitiv

18:40 / June 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE-së mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se “raporti i PACE vlerëson se votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.

“Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.

Raporti i PACE vlerëson se:

 Votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.

Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

Paqësore

Të barabarta

Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara., shkruan Balla.

25 prilli balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.