Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi. Ky i fundit, qëndroi 35 ditë në burg me afat, pasi u akuzua se posedonte 1 kg kokainë në automjetin e tij.
Liçi ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62-vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë. Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë.
Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar në flagrancë. Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62-vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.
Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë.
