Struga ka marrë një tjetër pamje, duke u transformuar në një qytet me pamje europiane.
Falë realizimit të projektit për ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi, i gjithë qyteti pritet që të marrë një zhvillim të ri ekonomik e veçanërisht të turizmit.
Komuna e Strugës ka realizuar ndriçimin e shtratit të lumit, duke përfshirë dhe instalimin e armaturave të përbëra nga inoksi i cili është rrezistent ndaj korozionit.
Gjatësia e shtratit është 900 m, kurse armatura e ndriçimit u vendos në të dy anët e shtratit me gjatësi prej 1800 m.
