Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sa herë do të bini në dashuri bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

17:30 / June 22, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Si do ndikoje Shen Valentini ne shenjat e horoskopit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E keni menduar ndonjëherë sa herë do të bini në dashuri gjatë gjithë jetës suaj? Epo kësaj pyetjeje i erdhi fundi, pasi më poshtë do të gjeni se sa herë do të dashuroheni në bazë të shenjës suaj të horoskopit.

Dashi

Dashi është një nga shenjat e horoskopit që fal shumë dashuri, qoftë vetes, miqve apo partnerit. Kur je në një lidhje, ti përkushtohesh totalisht te ajo. Kur bie në dashuri, e konsideron atë si lidhjen që do të zgjasë përgjithmonë. Duket se do të biesh në dashuri vetëm një herë gjatë jetës tënde.

Demi

Dem ti je një romantik i pashpresë, që do të thotë se ti mund të biesh në dashuri me dikë çdo ditë të jetës tënde. Megjithatë duket se dy janë dashuritë e vërteta dhe të fuqishme. Njëra do të ndodhë kur je i ri dhe naiv dhe tjetra kur të jesh i pjekur, i ftohtë dhe zemërthyer.

Binjakët

Kur bëhet fjalë për dashurinë, binjakët janë si fëmijët në një dyqan lodrash. Ti ndihesh tepër i emocionuar fillimisht dhe dëshiron ta blesh atë lodër. Mirëpo, sapo ti e ke tënden, një tjetër lodër të tërheq vëmendjen. Megjithatë, duket se ti do të biesh në dashuri katër herë. Kjo pasi je selektiv në ndjenja, por edhe dëshiron të përjetosh këtë ndjesi të bukur disa herë.

Gaforrja

Gaforre ti gjithmonë ke ëndërruar për ditën që do të takosh dashurinë e jetës. Ka shumë gjasa që ti të biesh dy herë në dashuri gjatë jetës tënde. Kjo sepse ti ke frikë të guxosh dhe ta lësh veten e lirë, megjithatë dëshira për pak romancë gjendet brenda teje. Këto dy dashuri do të kenë forma të ndryshme, por do të jenë të vërteta që të dyja.

Luani

Si një luan, ti e di që të biesh në dashuri lidhet me argëtimin dhe krijimin e kujtimeve të bukura. Në momentin që ti do mendosh se je i ri për t’u përfshirë në një lidhje, do ta gjesh veten të martuar e me fëmijë. Duket se edhe pse e fsheh, brenda vetes je shumë romantik dhe i përkushtuar, ndaj dashuria jote e parë, ka gjasa të zgjasë përgjithmonë.

Virgjëresha

Virgjëreshë ti e di më mirë se kushdo tjetër sa e vështirë është të biesh në dashuri. Ti dëshiron që gjithçka të jetë perfekte, deri në detajin më të vogël. Ndaj, ti do të biesh në dashuri vetëm një herë, kur ta ndjesh që çdo gjë është e përsosur. Megjithatë, kur kjo të ndodhë, do të zgjasë përgjithmonë.

Peshorja

Peshore ti ke një zemër të madhe dhe shumë dashuri për të dhuruar. Por gjithashtu ti ke shumë gjëra për të mësuar në jetë. Duket se ti do të biesh në dashuri tri herë gjatë jetës tënde. Ti do të flirtosh shpeshherë dhe do të gënjesh veten se ke rënë në dashuri, por të vërteta do të jenë vetëm tri raste.

Akrepi

Akrep ti je shumë intensiv në marëdhënie. Plot pasion dhe energji për jetën dhe dashurinë, ti do të biesh në dashuri tri herë. Këto tri herë do të jenë shumë romantike dhe me ndjesi të forta. Problemi në marrëdhëniet e tua është se mendon gjithnjë për të ardhmen dhe pretendon që të martohesh me këdo që ti dashurohesh.

Shigjetari

Shigjetar ti nuk e pranon, por kur gjërat nisin të bëhen serioze, ti ke tendencë të largohesh. Ti do të biesh në dashuri katër herë gjatë jetës tënde. Kjo sepse të pëlqen të jesh i dashuruar, por ke frikë. Ke frikë se sa do të zgjasë dhe çfarë do të ndodhë në të ardhme. Të dashurosh dhe të humbasësh një dashuri, është mësim për ty.

Bricjapi

Bricjap ti do të biesh në dashuri vetëm një herë gjatë jetës tënde. Kjo sepse ti ke frikë të besosh se je i dashuruar. Megjithatë, një herë është numri perfekt për ty, pasi dëshiron t’ia japësh një ndjesi aq të veçantë vetëm një personi. Por ti po e privon veten, sepse gjithashtu dhe e merr veç një herë këtë emocion kaq të fortë.

Ujori

Ujor ti do të biesh në dashuri dy herë në jetën tënde. Hera e parë do të jetë si ajo e përrallave për të cilën ti ke menduar dhe ëndërruar kaq shumë, ndësa hera e dytë do të jetë në çastin kur ti nuk e pret. Por, kjo do të jetë edhe më e forta dhe e bukura.

Peshqit

Ti do të biesh në dashuri një herë gjatë jetës tënde. Kjo sepse ti i merr gjërat shumë ngadalë. Teksa përpiqesh ta njohësh tjetrin mirë, ai mund të largohet. Megjithatë, i duhuri do të presë dhe kjo do të jetë dashuria më e fortë dhe e bukur për ty.

Dashuri Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.