Një video e Presidentit të Komisionit Europian, Jean- Claud Juncker të cilit i bie telefoni në mes të konferencës dhe e hap e i përjgjigjet gruas, është bërë virale në internet.
Por një skenë e tillë duket të ketë ndodhur vite më parë edhe në Shqipëri. Ylli Dylgjeri, bashkëpunëtor i ngushtë i ish kryeministrit Fatos Nano, kujton kur një ministry, i bie telefoni gjatë mbledhjes.
Statusi i Dylgjerit
Ka ndodhur edhe me “Junckerin” tonë…
Vite të shkuara, në një mbledhje Qeverie i bie telefoni një Ministri. Megjithëse rregulli ishte
se në mbledhje telefonat mbaheshin mbyllur, Ministri e kishte lëne me dridhje mbi tavolinë.
Zëëërrrrrrrrrr, zërrrrrrrrrrr.. zèrrrrrrrrrrrrrr!!!
E dëgjojmë të gjithë dridhjen. Qetësi….Ministri e shihte e se prekte telefonin. Ndërkohë, heshtjen e thyen Kryeministri:
Merre , “Juncker” mereeee!
Dialog:
– “Junckeri”: Alooo, po çfarë ke moj e uruar, çfarë keee? Pse te ofrohem një herë natën …me shkatëron gjithë ditën!!
Qeveria në kor: Haaaaaaaaaa…
Kryeministri: Mbledhja mbyllet./
